Saturday , January 19 2019
Home / Sport / Një agjent serb në mesin e mashtruesve në futbollin belg

Një agjent serb në mesin e mashtruesve në futbollin belg

[ad_1]

Një agjent sportiv me ndikim nga Serbia është në mesin e 19 të ndaluarve në Belgjikë, nën akuzat për mashtrim financiar dhe kurdisje të ndeshjeve.

Dejan Velkovic, agjent i klubit belg të futbollit Sporting Lokeren, u arrestua të premten.
Velkovic akuzohet për mashtrim financiar dhe përpjekje për të kurdisur një ndeshje, për të shpëtuar ekipin KV Mechelen nga rënia në ligë, sezonin e kaluar, por pa sukses.

Ai ka pasur kontrata me shumë klube futbolli në Belgjikë, përfshirë Anderlecht, Club Brugge dhe Standard Liege.

Rasti i tij bën pjesë në disa hetime të gjera që po bëhen për mashtrim të dyshuar, evazion fiskal dhe shpëlarje parash në futbollin belg, shkruan rel.

Hetuesit bastisën selitë e nëntë klubeve të futbollit belg këtë javë, si dhe shtëpitë e gjashtë zyrtarëve të klubeve, katër agjentëve dhe dy gjyqtarëve. Tetëmbëdhjetë bastisje u bënë gjithashtu në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Qipro, Francë dhe Luksemburg.

[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …