Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Nikollovski është takuar me prodhuesit e mollëve në Prespë

Nikollovski është takuar me prodhuesit e mollëve në Prespë




Tre denarë subvencion për mollët e shitura industriale te blerësit e regjistruar, bujqve do t’u mundësohen prodhim rentabil dhe kushte për blerjen e të gjithë sasisë së mollëve të prodhuara, konsideron ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Ai së bashku me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski, sot në Resnjë patën takim me prodhuesit e mollëve nga rajon i Prespës.

Kushti për marrjen e këtij subvencioni, siç sqaroi ministri dikasterial. është që rendimenti të dorëzohet më së voni deri më 25 dhjetor të këtij viti me çmim jo më të lartë se pesë denarë për kilogram.

Ministria dikasteriale, shtoi si, në mënyrë të vazhduar e stimulon zhvillimin e frutikulturës dhe përmes masave në Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2018.

Drejtori i Agjencisë Pagesore Babovski u bëri thirrje prodhuesve të frutikulturës ta përgatisin dokumentacionin për thirrjen e re për Programin IPARD 2 që do t’u ndihmojë në investimet në pjesën e rikonstruimit të të mbjellave të frutikulturës, ndryshim të asortimentit si dhe furnizim të rrjeteve mbrojtëse.





Huazuar nga

Check Also

U përfol se do t’i zë vendin Mickoskit, por u përjashtua nga VMRO-ja

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e …

%d bloggers like this: