Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Nëntë shtetase të huaja arrestohen në një objekt hotelierik në Tetovë

Nëntë shtetase të huaja arrestohen në një objekt hotelierik në Tetovë




Nëntë shtetase të huaja janë arrestuar herët në mëngjes në një objekt hotelierik në Tetovë, të cilat gjatë kontrollit të policisë janë hasur me dy shtetase të Maqedonisë duke i argëtuar mysafirët.

Siç kumtoi MPB, aksioni policor është zbatuar mbrëmë në orën një pas mesnate, në një objekt hotelierik në rrugën “Kole Nedellekovski” në Tetovë, në pronë të A.B. (41) nga fshati Sellcë.

Në objekt janë hasur edhe 11 femra të cilat i kanë argëtuar mysafirët, shtatë nga Serbia, dy nga Shqipëria dhe dy nga Maqedonia.

Shtetaset e huaja janë privuar nga liria dhe i janë dorëzuar Sektorit për krim ndërkufitar, migrime, të huaj dhe readmision për procedurë të mëtejme./mia





Huazuar nga

Check Also

Para Kuvendit të Maqedonisë u protestua kundër ndryshimeve kushtetuese

Një numër shumë i vogël qytetarësh iu përgjigjën thirrjes së partisë “E Majta” për të …

%d bloggers like this: