Sunday , January 20 2019
Home / Lajme nga Shqipëria / Në BE shpifja dënohet me burg, për ‘gjysmagjelat’ tanë vetëm gjobë

Në BE shpifja dënohet me burg, për ‘gjysmagjelat’ tanë vetëm gjobë

Në një postim në twitter, Rama shkruan se në BE kush shpif dënohet me 25 vite burg, ndërsa në paketën e tij, një gjë e tillë do të dënohet vetëm me gjobë. Ndërsa i drejtohet deputetëve të opozitës me ‘gjysmagjela’ Rama shkruan se ata nuk meritojnë as 1 supë burgu.

“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova ,s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja👊” -shkruan Rama në twitter

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Faleminderit shqiptarëve!

TIRANE “Faleminderit shqiptarë” tingëllon e pabesueshme dhe një mrekulli ky falënderim i artikuluar nga buzët …