Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Ndërroi jetë arsimtari dhe patrioti dibran Fatmir Pilku

Ndërroi jetë arsimtari dhe patrioti dibran Fatmir Pilku




Pas një sëmundje të gjatë sot ndërroi jetë Fatmir Pilku, arsimtari dhe patrioti dibran që gjatë jetës së tij ka dhënë kontribut në lëminë e arsimit, por edhe kontributin atdhetar.
Ai u nda kjo jetë sot në moshën 73 vjeçare, pas një sëmundje.

Ai është djali i madh i Jashar Pilkut, po ashtu një atdhetar dibran, por edhe vëllai i veprimtarit dhe kontribuesit të çështjes shqiptare, Ylber Pilku që jeton në SHBA.

Fatmir Pilku ishte dalluar me aktivitetin kombëtar në kuadër të organizimeve dhe demonstrateve për flamurin dhe Skënderbeun në kohën e periudhës së monizmit. Gjatë këtyre aktiviteteve ai duke qenë pjesë e normalistëve të Shkupit, u burgos në vitin 1969.
Jeta e tij ishte përplotë sakrifica dhe përkushtim për arsimin shqip në Dibër. (INA)





Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: