Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Kosova / Nderohen 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën 14 vjet më parë

Nderohen 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën 14 vjet më parë

Të premten, në prag të përkujtimit të përvjetorit të 14 të aksidentit në Fushë Arrëz, ku humbën jetën 15 maturantë gjimnazist të Malishevës, Komuna e Malishevës, ka bërë homazhe në vendin e aksidentit.

Për të bërë homazhe në Fushë Arrëz, ishin nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori komunal i Arsimit, Blerim Thaçi, drejtori i Gjeodezisë, Bashkim Krasniqi (njëherit edhe nxënës i asaj gjenerate) dhe drejtori i Urbanizimit, Islam Vrenezi.

Maturantët e Gjimnazit “Avdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha”, 14 vite më parë, përderisa ishin në ekskursion në Shqipëri, gjatë kthimit për në shtëpi, më 14 tetor të vitit 2004, janë aksidentuar në Fushë Arrëz dhe si pasojë, kanë humbur jetën 15 maturantë.

“Në shenjë përkujtimi për 15 maturantët dhe në shenjë respekti për familjarët e tyre, në emër të Komunës së Malishevës, dhe në emër të kryetarit Ragip Begaj, bënë homazhe në vendin e rënies së 15 maturantëve”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ngjarja tragjike e 14 tetorit, është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës. /Telegrafi/

Source link

Check Also

Policia e Kosovës konfirmon sulmin ndaj pelegrinëve serbë në Istog

Gjatë ditës së sotme në fshatin Studenicë të Istogut janë sulmuar autobusët me pelegrinë serbë. …

%d bloggers like this: