Sunday , October 21 2018
Home / Sport / Ndaj meje janë sajuar lojëra, gazetarët të më respektojnë

Ndaj meje janë sajuar lojëra, gazetarët të më respektojnë

Trajneri i përfaqësuese shqiptare, Kristian Panuçi, insiston në idenë se ndaj tij ka patur një sulm të organizuar. “Kam folur gjithnjë dhe jam përgjigjur gjithnjë, ndaj meje janë sajuar lojëra që nuk më pëlqejnë. Jam gjithmonë në dispozicion për të folur se jam teknik i kombëtares, por duhet që edhe gazetarët të më respektojnë”, u shpreh ai në një prononcim për RTSH, televizioni i vetëm për të cilin pranoi të fliste pas ndeshjes ndaj Jordanisë duke refuzuar “SuperSportin” nga studiot e të cilit nuk u ngurrua të etiketohej si arrogant. “Përpiqem të jem një trajner serioz dhe të bëj një punë serioze, më intereson ndeshja ndaj Izraelit dhe jo çfarë shkruan e mendon shtypi apo mediat’, deklaroi Panuçi. Pikërisht ndeshja me Izraelin është më interesante, pasi mund të hapë skenarë të rëndësishëm. “Izraeli tregoi energji të madhe kundër Skocisë, luajnë në shtëpi dhe e kanë të qartë që janë në lojë për kreun. Për ne gjithashtu është një mundësi e mirë se nëse do të arrinim një rezultat pozitiv, me një barazim kundër Skocisë në ndeshjen e fundit mund të fitojmë grupin. Ne do të provojmë të fitojmë, megjithatë në një farë mënyre të tre rezultatet kanë të njëjtën vlerë nëse fitojmë ndaj Skocisë. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv”, tha Panuçi. (o.k/BalkanWeb)


Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: