Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Diaspora / Murseli heton sulmuesin e rrezikshëm dhe alarmon policinë

Murseli heton sulmuesin e rrezikshëm dhe alarmon policinë

Në një azil të Lucernit në rrugën “Zihlmattweg”, një person 20-vjeçar e ka sulmuar me një çekan një person tjetër 64-vjeçar, të cilin e goditi disa herë në kokë dhe fytyrë. Falë ndihmës së Mursel Berishës (54), policia arriti të kapte fajtorin.
Mbrëmjen e së hënës është shkaktuar një sulm i përgjakshëm në azilin në Zihlmatt, i cili pothujase përfundoi me pasoja vdekjeprurëse për një burrë të moshuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch. Në këtë azil, 47 dhoma u janë dhënë personave që përkohësisht nuk kanë strehim për shkak të një krize në jetë apo arsye të tjera.
Michael B. (64) ka jetuar në njërën nga këto dhoma të azilit për disa muaj, 20-vjeçari Osman G. gjithashtu. “Ata grindeshin shpeshherë me njëri-tjetrin”, thotë banorja Dara. “Kryesisht Osmani e ka provokuar Michaelin sepse nuk ka dashur t’i japë cigare”. A ishte kjo arsyeja që sulmi i së hënës ishte fatal?
Menjëherë pas orës 19.00, një nga qiramarrësit e tjerë e ka parë 20-vjeçarin në korridor – me një çekan në dorë, përplot me gjak. “Por, ai është zhdukur”, thotë një banor për “Blick”, njofton Albinfo.ch.
Pastaj Michael B. zbulohet në dhomën e tij, i mbuluar me gjak. Tre ose katër goditje me çekan janë vërejtur në pjesën e prapme të kokës, përveç kësaj, fytyra e 64-vjeçarit është shpërfytyraur, ndoshta edhe nga çekani. Banorët janë përkujdesur për të plagosurin, duke u munduar që ai të mos e humb vetëdijen derisa të vijë ambulanca.
Më vonë, kur arriti policia, Osman G. tashmë ishte arratisur. Me qenë nuhatës, policia u përpoq ta gjejë, mirëpo pa sukses, shkruan më tej Albinfo.ch.
Mursel Berisha, 54-vjeçar, i cili gjithashtu banon në këtë azil, papritmas ka vërejtur se sulmuesi po kthehej herët në mëngjes, rreth orës 03.30. Ai u ngjit përmes dritares, duke u futur në dhomën e tij. Menjëherë e thirra policinë”, thotë Murseli.
Ai e njihte shumë mirë Osman G. “Osmani gjithnjë është sjellë jo si duhet në azil. Por, asnjëherë nuk e kisha pritur që ai të sulmojë ndokend me çekan në kokë”.
Tani, të gjithë banorët e “Zihlmattweg” shpresojnë që Michaeli do të shërohet. Dara thotë: “Ai është një person aq i dashur dhe i qetë. Ai me të vërtetë nuk e meritonte këtë”.
Sipas policisë së Luzernit, autori i krimit e ka püranuar veprën. Motivi për veprën është ende i paqartë.

The post Murseli heton sulmuesin e rrezikshëm dhe alarmon policinë appeared first on Albinfo.


Source link

Check Also

165 vite burg për grupin kriminal në Britani

Një gjykatë britanike ka dënuar me 165 vite burg grupin anglo-shqiptar të kokainës në Birmingham, …

%d bloggers like this: