Monday , October 22 2018
Home / Sport / Mos e llogarisni më!

Mos e llogarisni më!

Ish-lojtari i Kombëtares së Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka treguar gjithmonë një admirim për Lionel Mesin, por së fundmi ka folur në një program televiziv duke u tërhequr prej qëndrimeve fillestare.

Fjala e tij, e cila shkaktoi polemika në publik ishte: “Le të mos e llogarisim më Mesin”, u shpreh ai.

Por, Maradona shkon më tej ku thekson  se nuk duhet të llogaritet një person, i cili para se të futet në fushë shkon 20 herë në tualet. Sipas Maradonës,  nëse do të ishte ai në drejtimin e Kombëtares, kurrë nuk do ta llogariste Mesin në organikë.

“Para se të flasë me shokët e tij, ai do të luajë “video games”. Për mua është e vështirë të flas, por e shoh të padobishme përpjekjen që të bëjmë udhëheqës një njeri, që shkon në tualet 20 herë para një loje. Messi është Messi në Barcelonë dhe Messi është Messi duke luajtur me Argjentinën. Nëse do të isha unë trajner i Argjentinës, nuk do ta llogarisja më Messin, por kurrë mos thuaj kurrë. Ju duhet të llogarisni edhe presionin nga jashtë në këtë rast”, shtoi  ai.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Check Also

Tirana në rënie të lirë, Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e …

%d bloggers like this: