Monday , January 21 2019
Home / Lajme nga Maqedonia / Meta: Votimi “PRO” nismës së ndryshimeve Kushtetuese, hap i rëndësishëm

Meta: Votimi “PRO” nismës së ndryshimeve Kushtetuese, hap i rëndësishëm

Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet rrjetit social Facebook ka përshëndetur votimin e mbrëmshëm për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ku shton se kjo është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

“Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë”, shkruan kryetari i Republikës së Shqipërisë në rrjetin social Facebook

Huazuar nga

Check Also

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev …