Sunday , January 20 2019
Home / Sport / Messi apo CR7? Asnjërin, do të kisha dashur të luaja me…

Messi apo CR7? Asnjërin, do të kisha dashur të luaja me…

[ad_1]

Të gjithë futbollistët do të donin të luanin me lojtarë si Ronaldo dhe Messi, në krah të një kampioni të kalibrit të tyre. Pothuajse të gjithë, sepse Gennaro Gattuso, trajneri i Milan-it nuk është i këtij mendimi.

Në një intervistë të dhënë për kanalin e UEFA-s në Youtube, ai ka zbuluar se shoku i tij preferuar i skuadrës do të kishte qenë Luka Modric, ylli i mesfushës së Real Madrid dhe Kroacisë.

“Të gjithë flasin për Ronaldo-n dhe Messi-n, por mua do të më kishte pëlqyer të luaja me Modric. Mendoj se është një lojtar i pabesueshëm, shumë i fortë dhe i aftë të dhurojë një futboll të pastër. Kam patur lojtarë që ishin shumë të fortë në mesfushë, si Davids, Dennis Wise, Paul Ince, në fillimin e karrierës sime, mefsuhorë me karakter”, ka thënë Gattuso.


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …