Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Megaoperacion në Greqi, policia i vihet pas shqiptarit të rrezikshëm

Megaoperacion në Greqi, policia i vihet pas shqiptarit të rrezikshëm

GREQI- Një operacion i madh vijon prej disa orësh nga policia greke për goditjen e një organizate kriminale shqiptaro-greke të trafikut të kokainës dhe drogave të tjera. Operacioni po zhvillohet në Athinë, Trikalla dhe Grevena.

Janë lëshuar 11 urdhër arreste, nga te cilat janë ekzekutuar 9 deri tani për shtetas shqiptarë dhe grekë.

Mes dy të kërkuarve edhe një shtetas shqiptar i konsideruar si tepër i rrezikshëm. Po kështu bëhet e ditur se mes të arrestuarve janë edhe dy policë, një i Afalias në Athinë dhe një polic tjetër nga zona e Grevenasë.

Organizata kryente shpërndarje droge në Athinë dhe Greqinë e Veriut. Janë sekuestruar gjatë operacionit sasi droge dhe armë. Operacioni nisi pas informacioneve të siguruara prej muajsh nga policia greke.

(m.k/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Arrestimi i ish-deputetëve socialistë, vjen reagimi i parë nga PD

I pari nga radhët e PD që ka komentuar arrestimin e ish-deputetëve Socialistë, Arben Cuko …

%d bloggers like this: