Sunday , January 20 2019
Home / Lajme nga Maqedonia / Mediat amerikane: Egzistojnë dëshmi për vrasjen e gazetarit saudit

Mediat amerikane: Egzistojnë dëshmi për vrasjen e gazetarit saudit




Zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur saudit, Jamal Khashoggi, është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane.

Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës më 2 tetor.

Turqia raportohet t’iu ketë thënë zyrtarëve amerikanë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes.

Arabia Saudite i mohon akuzat. Një burim u citua nga gazeta Washington Post të ketë thënë se në një audio-incizim mund të dëgjohen disa burra duke rrahur Khashoggin. Gazeta shton se regjistrimi tregon se ai u vra dhe u gjymtua.

Zhdukja e Jamal Khashoggit dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Khashoggi është larguar nga Arabia Saudite vitin e kaluar, duke shprehur frikë nga ndëshkimi për kritikat e tij ndaj politikës saudite në luftën e Jemenit.





Huazuar nga

Check Also

VMRO-DPMNE akuzon pushtetin se nuk ndërmerr asgjë për ndotjen e ajrit

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se LSDM dhe Zoran Zaev …