Monday , October 22 2018
Home / Sport / më të ndjekurit në Instagram a janë gjithashtu … më të mirët?

më të ndjekurit në Instagram a janë gjithashtu … më të mirët?

A është bota virtuale e futbollit shumë afër realitetit për vlerat që ajo transmeton? Jo plotësisht. Ndonjëherë lojtarët ndiqen në rrjetet sociale për karakteristika që nuk kanë të bëjnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me lojën e tyre, edhe pse renditja e lojtarëve më të ndjekur në Instagram përkon, përafërsisht me atë të lojtarëve më të mirë.

16.Luka Modriç

Kampionati Botëror i ka dhënë një “shtysë” të madhe Luka Modriç, i cili nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, por pavarësisht kësaj ai numëron plot 15.6 milionë ndjekës.

15.Eden Hazard

Belgu është shumë aktiv në profilet sociale dhe Instagrami i tij është shumë i popullarizuar: 16.7 milionë ndjekës. Ai po gëzon formën e tij më të mirë këtë fillim sezoni dhe mbetet për t’u parë nëse kjo gjë do të reflektohet edhe në Instagram.

14.Mesut Ozil

Ai nuk ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në Botërorin “Rusi 2018”, as nuk po kalon një periudhë të artë, por megjithatë në Instagram, Ozil është më i “fortë” se rivalët e tij Modric dhe Hazard. Gjermani numëron 17.9 milionë ndjekës.

13.Kylian Mbappè

Nuk mjafton për të qenë Kampion bote për të qenë i pari në rrjetet sociale. Megjithatë, ia vlen të theksohet se krahasuar me konkurrencën e tij, numri i ndjekësve në Instagram të Mbappe po rritet me dyfishin e shpejtësisë së “rivalëve”. Për momentin numëron 19.8 milionë miq virtual.

12.Mohamed Salah

Në Instagram, Salah nuk është i njëjti si në fushë, madje shumë herë më pak aktiv. Megjithatë, Faraoni ka një “ushtri” prej 20.1 milionë ndjekësish.

11.Antoine Griezmann

Është shumë aktiv me postime, por nuk mjafton për Kampionin e Botës dhe një ndër pretendentët kryesor për të fituar “Topin e Artë” që të renditet në top-5 lojtarët më të ndjekur. Aktualisht, Griezmann numëron 21.9 milionë fansa në Instagram.

10.Paulo Dybala

Nën hijen e Cristiano Ronaldos në klub dhe Lionel Messi-t në Argjentinë, Dybala mbetet larg dyshes edhe në Instagram me vetëm 22.4 milionë ndjekës.

9.Andres Iniesta

Edhe pse është shumë larg futbollit evropian dhe për shkak të moshës, nuk është në nivelin e yjeve si Hazard, Mbappè, Griezmann dhe Salah, Andres Iniesta i kalon ato në Instagram  me mbi 25 milionë ndjekës. Është e pamundur të mos e pëlqesh një lojtar të tillë…

8.Sergio Ramos

Një mbrojtës shumë i mirë, por gjithashtu një futbollist simpatik e bën atë shumë të ndjekur në Instagram me 27.6 milionë fansa.

7.Paul Pogba

Nuk është në formën e tij më të mirë në fushë, por jashtë saj, të paktën në botën virtuale “po”. 29 milion ndjekës në Instagram që herë pas here publikon foto dhe video shumë argëtuese, duke kërcyer, festuar apo pozuar sikur të ishte një model.

6.Luis Suarez

31 milionë ndjekës! Suarez ka pasur një rritje të theksuar të ndjekësve të tij me zhvendosjen në Barcelonë, por edhe ana e tij si një baba i përkushtuar që është, ka bërë që shumë njerëz ta ndjekin në Instagram.

5.Marcelo

Një profil shumë formal, me foto nga ndeshja, stërvitja, nga dhomat e zhveshjes , por megjithatë renditet në listën e futbollistëve më të ndjekur në Instagram me plot 32.5 milion.

4.James Rodriguez

Kolumbiani renditet i katërti me 40 milionë ndjekës. Nëse do i hidhnit një sy profilit të tij, atëherë do e kuptonit se përse është ndër më të ndjekurit.

3.Lionel Messi

Vendi i tretë shkon për Lionel Messin. 99 milionë ndjekës, edhe pse të bindur që nuk është kaq numri i tifozëve të tij…duhet të ketë më shumë.

2.Neymar

Asnjë titull ndërkombëtar në katër sezonet e fundit, por megjithatë mund të krenohet me faktin që është një ndër lojtarët  më të ndjekur në Instagram me 103 milionë  fansa dhe ndër më të pëlqyerit.

1.Cristiano Ronaldo

Fakti që s’po e gjenit emrin e tij në listë e emrave të mësipërm është se më të askush nuk nuk mund të krahasohet në rrjetet sociale. 43 milionë ndjekës për kampionin portugez, shumë më tepër se një futbollist. Përkundrazi, një figurë e njohur, e ndjekur dhe e dashur edhe nga ato që nuk janë shumë dashamirës të futbollit. Thashethemet nuk ndikojnë te popullariteti i tij.



Source link

Check Also

Kam 3-4 javë që përgatitem për këtë ndeshje

Niko Kovac insiston se Bayern Munich nuk do ta ketë të lehtë ndaj AEK Athens …

%d bloggers like this: