Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Maqedonia mes zgjedhjeve dhe ndryshimeve kushtetuese –

Maqedonia mes zgjedhjeve dhe ndryshimeve kushtetuese –

VMRO-DPMNE-së nis përgatitjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Vendi u morr nga Komiteti Ekzekutiv i këtij subjekti, me çka partia e Hristijan Mickoskit, betonon qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese. Opozita është e gatshme për zgjedhje, pavarësisht se Qeveria nuk pranon kryeprokuror të ri dhe Qeveri teknike plot 100 ditë.

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski theksoi se çdo deputet duhet të veprojë sipas vullnetit të qytetarëve dhe se partia e tij mbetet e prerë kundër marrëveshjes me Greqinë.

Qeveria, Kuvendi dhe çdo deputet duhet të veprojë në përputhje me vullnetin e qytetarëve, vullnet ky i shprehur qartë dhe pa mëdyshje në referendum. VMRO-DPMNE-ja është kundër kësaj marrëveshje dhe kështu do të mbetet. Burimi i krizës nuk është Marrëveshja me Greqinë e as referendumi i dështuar por vetëm Qeveria dhe Zoran Zaev të cilët patjetër duhet largohen që Maqedonia të fitojë- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Derisa partia më e madhe opozitare garanton se grupi parlamentar është njëzëshëm kundër ndryshimeve, LSDM-ja nga ana tjetër negocon për sigurimin e 2/3 të votave. Socialdemokratët kërkojnë zgjidhje në Kuvend pasi siç thonë, qytetarët janë lodhur nga proceset zgjedhore.

Thamë që i japim shansin që procesit sepse qytetarëve u ka ardhur mbi kokë nga zgjedhjet. Për këtë shkak më e shëndosha për demokracinë dhe më e mira për shtetin dhe qytetarët është që i gjithë procesi të përfundojë në Kuvend. Derisa udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së vazhdon ta dërgojë shtetin në izolim, zgjidhje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme edhe atë menjëherë- tha Kostadin Kostadinov, deputet i LSDM-së.

Edhe partneri i koalicionit qeveritar, BDI vlerëson se akoma nuk janë shterur tentimet për sigurimin e 2/3. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i bëri thirrje deputetëve të VMRO-së që të tejkalojnë interesat personale dhe partiake dhe të mbështesin ndryshimet.

Ne mendojmë se ende nuk janë shter të gjitha tentimet dhe opsionet për 2/3. Mendoj se kemi hapësirë që të hënën t’i japim mundësi deputetëve të kuptojnë rëndësinë e momentit dhe të pranojnë hapjen e Kushtetutës me qëllim rrumbullakimin e këtij obligimi ndërkombëtarë dhe obligim të marr nga qytetarët- deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Nga ana tjetër shefi i misionit të OSBE-së në Shkup Klemens Koja në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA  deklaroi se Kuvendi dhe liderët politik tani duhet të marrin vendime lidhur me perspektivën e mëtejme të vendit. Ai kërkoi nga deputetët që interesat e vendit të jenë mbi të gjitha, pasi siç u shpreh është përgjegjësi e tyre. Ditë më parë, në Komisionin për çështje kushtetuese u miratua nevoja për ndryshime kushtetuese. Nga e hëna, iniciativa do të vendoset për diskutim në seancë plenare, ku pas 10 ditëve debat do të duhet të votohet me 2/3 e votave.

Adrian Kerimi

 

Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: