Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Maqedonia dhe SHBA do të këmbejnë përvoja në mbrojtjen kibernetike

Maqedonia dhe SHBA do të këmbejnë përvoja në mbrojtjen kibernetike




Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe SHBA kanë filluar me këmbimin e praktikave më të mira në sferën e sigurisë kibernetike dhe ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse në këtë lëmi. Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, qëllimi është të rritet interperobaliteti dhe të pengohet ndikimi negativ mbi proceset demokratike të të dyja vendeve.

“Sipas kontrollit tonë strategjik mbrojtës të Ministrisë së Mbrojtjes, hapësira kibernetike mbetet qëllim i rritjeve të kërcënimeve në botë, por edhe tek ne. Konform këtij dokumenti strategjik e domosdoshme është Maqedonia të zhvillojë kapacitete vetanake në të cilën do të përballet me këto kërcënime, do ti zbulojë në kohë dhe me kohë do t’i pengojë”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Bashkëpunimi në mbrojtje mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së është pjesë e strategjisë së paradokohshme të SHBA-së për mbrojtjen kibernetike e cila parasheh bashkëpunim me aleatët dhe partnerët me qëllim këmbimin e informacioneve dhe forcimin e kapaciteteve në këtë sferë.





Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: