Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Maqedoni, Sindikata e Arsimit ka ngritur zërin për shkeljen e të drejtave arsimtarëve

Maqedoni, Sindikata e Arsimit ka ngritur zërin për shkeljen e të drejtave arsimtarëve




Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Arsimit arsim kanë ngritur zërin për shkeljen e të drejtave të tyre në këtë profesion. Siç thonë ata, të gjithë punonjësit në arsim që nuk janë pjesë e SASHK-ut nuk mund të gëzojnë të drejtat e barabarta të punës sikurse kolegët e tyre, anëtarë të SASHK-ut. Madje, nga Sindikata e Pavarur ankohen se janë të kërcënuara nëse largohen nga SASHK-u dhe bëhen pjesë e ndonjë sindikate tjetër, transmeton .

“Një pjese të kolegëve të cilët nuk janë anëtarë të SASHK-ut u janë ulur ditët e pushimit vjetor ndërsa të tjerëve nuk u respektohet vullneti të largohen nga sindikati. Janë vënë në pozitë që pa vullnetin tu merret anëtarësi për organizatën për të cilën kanë humbur besimin. Prandaj, pyesim publikisht: ku duhet të drejtohen punëtorët kur u shkelen të drejtat e tyre, përse nuk reagojnë organet shtetërore edhe pse kanë një numër të dëshmive që tregojnë parregullsi në arsim”, deklaroi Zhaklina Sveqarovska, Sindikata e Pavarur e Arsimit.





Huazuar nga

Check Also

Eurodeputeti Kovatcev: VMRO-DPMNE po tregon se nuk e njeh historinë

VMRO-DPMNE edhe njëherë tregoi se nuk e njeh historinë dhe dëshiron të nxisë urrejtje, duke …

%d bloggers like this: