Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Maqedoni, Komisioni i Financave fshin kamatat e qytetarëve ndaj kompanive shtetërore (Video)

Maqedoni, Komisioni i Financave fshin kamatat e qytetarëve ndaj kompanive shtetërore (Video)

Deputetët e komisionit për financim dhe buxhet njëzëri miratuan propozim ligjin për fshirjen e kamatave për borxhet e qytetarëve ndaj kompanive shtetërore. Pas debatit publik, deputetët e pozitës dhe opozitës u dakorduan edhe për disa plotësime në propozim ligj, ndërsa tani i njëjti duhet të votohet edhe në seancë plenare.

Me plotësimet e reja, propozim ligji parasheh fshirjen e kamatës edhe për taksat e papaguara radiodifuzive, miratimin e një vendimi të përgjithshëm nga kompanitë që kanë kërkesa ndaj qytetarëve, si dhe zvogëlimin e harxhimeve ndaj noterëve, avokatëve dhe përmbaruesve në 20 për qind nga borxhi total. Përpos këtyre plotësimeve, propozim ligji parasheh edhe fshirjen e kamatave për borxhet e energjisë elektrike, shërbimeve komunale, telefonike, kabllore e të tjerë. Nga propozim ligji pritet të përfitojnë mbi 200 mijë qytetarë, të cilët do të duhet të paguajnë vetëm borxhin themelor.

Për miratimin e propozim më herët ishte arritur pajtueshmëri mes partive politike, me çka pothuajse të gjithë deputetët që janë anëtarë të komisionit për financim dhe buxhet ishin propozues të propozim ligjit. Megjithatë, deputeti Rexhail Ismaili i porpozonte amendamentet, ndërsa deputetja Sonja Mirakovska i pranonte ato si të arsyeshme, për tu votuar më pas njëzëri nga të gjithë deputetët. Kryesuesi i komisionit, Panço Minov, tha se ulja e harxhimeve dhe fshirja e kamatave është në interes të qytetarëve, pasi për borxhe relativisht të bogla, qytetarët paguajnë shuma të mëdha, në të shumtën e rasteve, pa fajin e tyre.

PANÇO MINOV, KRYESUES I KOMISIONIT

Dua të theksoj se në këtë propozim ligj u shpreh e gjithë demokracia parlamentare e bashkëpunimit të të gjithë deputetëve të pozitës dhe opozitës dhe kjo është në kuptim të plotë të fjalës një bashkëpunim frytdhënës mes deputetëve dhe organeve ekzekutuese, duke propozuar miratimin e një ligji që është në interes të qytetarëve

Propozim ligji për fshirjen e kamatave në lexim të parë u miratua në komisionin kuvendor në fund të muajit korrik. Vazhdimi i debatit në lexim të dytë duhej të fillojë që nga muaji shtator, por u prolongua për shkak të inkuadrimit të propozimeve që kanë dalë nga debati publik./Tv Shenja/

Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: