Monday , October 22 2018
Home / Sport / Manchester City sfidon Barçan për yjet e Ajax

Manchester City sfidon Barçan për yjet e Ajax

Barcelona po has në kërcënimin e Manchester City, në garën për të siguruar shërbimet e dyshes së talentuar të Ajax, Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt. Që të dy, qendërmesfushori De Jong dhe qendërmbrojtësi De Ligt kanë qenë prej kohësh në objektivin e Barças, që sheh te dyshja e Ajax dhe përfaqësueses së Holandës, gjithçka i nevojitet për të plotësuar boshllëqet në “Nou Camp” për të ardhmen. Drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka ndaluar kategorikisht afrimin e klubeve të tjera pranë yjeve të talentuar të skuadrës së Ajax gjatë verës, specifikisht kur Barça po interesohej për De Jong, që kishte shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Lionel Messi.

Tani, sipas “Goal”, si Barça edhe Manchester City besojnë se kanë përgatitur ofertat e tyre për blerjen e mesfushorit 21-vjeçar, me klubi e La Liga që i dorëzohet faktit se nuk mund të garojë me financat dhe muskujt e Cityt. Janë të gjitha sinjalet se interesimi i City vijon edhe me përndjekjen e Ajax për shitjen e De Jong që në merkaton e janarit, për ta huazuar atë më pas sërish te klubi holandez. Pikërisht në këto kushte, mësohet se Barcelona ka kthyer në prioritetin e saj nënshkrimin me 19-vjeçarin De Ligt, ndonëse edhe kjo tratativë e katalanasve mund të komplikohet, për shkak të interesimit të Manchester City. Kampionët në fuqi të Premier League, u përfolën për interesimin ndaj mbrojtësit, që në merkaton e verës, ndonëse duket se ishte vetëm shfaqja e interesimit nga ana e klubit anglez, përpara një lëvizje konkrete.



Source link

Check Also

Tirana në rënie të lirë, Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e …

%d bloggers like this: