Sunday , October 21 2018
Home / Sport / Malaga mund Albaceten, Bare dhe Manaj mungojnë në “derbin” mes tyre në Spanjë

Malaga mund Albaceten, Bare dhe Manaj mungojnë në “derbin” mes tyre në Spanjë

Dy skuadrat ku luajnë dy futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit, Malaga dhe Albacete në Spanjë, kanë luajtur këtë të premten ndeshjen e radhës në La Liga 2. Skuadra e Bares ka fituar kundër Albacete me rezultatin 2-1, duke vijuar të mbajë vendin e parë në renditje dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejt ngjitjes në La Liga.

Në këtë sfidë, mungonin dy futbollistët kuqezi, përkatësisht Keidi Bare për Malagan dhe Rey Manaj për Albacete. Arsyeja e mungesës së tyre lidhet me angazhimin në ekipet kombëtare, përkatësisht me U-21 dhe Kombëtaren A të Shqipërisë.

Nëse te Malaga nuk e kanë të rëndësishëm Baren, për shkak se e kanë dërguar tek ekipi i dytë, mungesa e Manaj për Albaceten është me rëndësi.

Sulmuesi i grumbulluar me kombëtaren e Shqipërisë, është shndërruar në pikë referimi për skuadrën e tij, pasi ka arritur të shënojë gola të rëndësishëm për Albaceten, duke e ndihmuar këtë të fundit të ngjitet në renditjen e La Liga 2.



Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: