Sunday , October 21 2018
Home / Feja / Lutja përpara se të flesh gjumë. Nëse e thua këtë…

Lutja përpara se të flesh gjumë. Nëse e thua këtë…

Gjumi është një ndër fazat më të rëndësishme për jetën e njeriut. Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme njeriu ka nevoje të fleje. Zoti i Madh e ka krijuar gjumin si shplodhje per trupin e njeriut. Jo pak njeres në botë besimtarë ose jo bëjnë një gjumë jo të rehatshëm, një gjumë me siklet ose në pak rastë ka dhe njerës që vuajnë nga pagjumësia. Kur’ani famëlartë ka shpjeguar per cdo detaj të jetës së njeriut. Ka thënë Profeti i njerëzimit, Muhammedi Alejhi Selam: “Kush e lexon kete kur bie në shtrat ai është i mbrojtur prej All-llahut dhe nuk i afrohet shejtani i mallkuar deri në mëngjes.”  Buhariu 4/487

All-llahu La ilahe il-la huvel-Hajul-Kajjumu la te’hudhuhu sinetun ve la nevmun, lehu ma fis-semavati ve ma fil-erdi, men dhel-ledhi jeshfe’u ‘indehu il-la bi idhnihi, ja’lemu ma bejne ejdihim ve ma halfehum ve la juhitune bi shej’in min ilmihi il-la bima shae vesi’a Kursijjuhus-semavati vel-erda, ve la jeuduhu hifdhuhuma ve huvel-‘Alijjul-‘Adhim.

All-llahu është Një, s’ka Zot tjetër pervec Atij, Ai është Mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e zë as kotja as gjumim gjithçka ka në qiej dhe në tokë, është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij? Ai di të tashmen që është prane tyre dhe të ardhmen. Nga ajo që Ai di, të tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar. Kurjsija e Tij përfshin qiejt dhe tokën, kurse kujdesi i Tij ndaj të dyjave nuk i vjen rëndë, Ai është më i Larti, më i Madhi.

Kur dikush prej jush ngrihet nga shtrati i tij, dhe pastaj kthehet në të, le ta fshijë tre herë atë( dyshekun), nga se ai nuk e di se mund të ketë rënë dicka në të pasi është larguar nga ai, dhe më pas le të thotë:

Bismike rabbi ved’atu xhenbi ve bike erfeuhu fe in emsekte nefsi ferhamha ve in eselteha fahfedhha bima tahdedhu bihi ibadakes-salihin.

Me emrin Tënd, o Zoti im, bie në gjumë dhe me emrin tënd ngritem. Nëse ma merr shpirtin ma mëshiro, e nësë e dërgon (në trupin tim) më mbro sikurse i mbron robërit e Tu të mirë.

Transmeton: Buhariu: “ Fet-hul-Bari” 1/126), Muslimi 4/2084

 


Huazuar nga

Check Also

Veprat e mira nuk ndjekin vetëm personin që i vepron ato, por edhe familjarët dhe pasardhësit e tij.

Veprat e mira nuk ndjekin vetëm personin që i vepron ato, por edhe familjarët …

%d bloggers like this: