Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Luksi i vajzës, makiazh i dhunës së Rexhepit

Luksi i vajzës, makiazh i dhunës së Rexhepit

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për rastin e Xhisiela Malokut si dhe për  kërkesën e bërë nga djali i deputetit, Rrahman Rraja, Rexhepi, i cili ka kërkuar të lirohet nga burgu me pretendimin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Zhupa ka deklaruar se kryeministri Rama vijon të mbrojë krimin dhe për këtë dënon viktimat.

Ajo shkruan se kjo kërkesë  e bërë për lirim nga djali i deputetit, është një indice  se Xhisiela është detyruar të tërheqë denoncimin ndaj Rexhepit.

“Rexhep Rraja ka kërkuar lirimin me pretekstin se Xhisiela ka tërhequr denoncimin! Po pse Xhisiela e paska tërhequr përsëri denoncimin? A u kërcënua përseri ajo? A u vërtetua vallë se cigaren e kishte fikur vetë në trupin e saj?

Xhisiela Maloku u filmua se fundmi teksa drejtonte një makinë të vitit 2017 që kushton mijëra euro. Gjithashtu, gazetarët vunë në dukje celular iPhone X dhe syze Guçi, që po ashtu kushtojnë qindra euro.

Ku mund ti ketë gjetur Xhisiela kaq shumë para?!A janë këto indicie se Xhisiela Malokun e kanë detyruar të tërheqë denoncimin, dhe a janë përfshirë nga prokuroria në hetim?Me Edi Ramën në krye të institucioneve, krimi është gjithmonë i pafajshëm dhe viktima fajtor”,  shkruan Zhupa.

(n.m/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Arrestimi i ish-deputetëve socialistë, vjen reagimi i parë nga PD

I pari nga radhët e PD që ka komentuar arrestimin e ish-deputetëve Socialistë, Arben Cuko …

%d bloggers like this: