Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / LSDM: VMRO-DPMNE do ta bart fajin nëse realizohen vlerësimet e FMN-së

LSDM: VMRO-DPMNE do ta bart fajin nëse realizohen vlerësimet e FMN-së

Pas formimit të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja, për një periudhë të shkurtër, politikat e suksesshme ekonomike sollën deri në atë, pra në tremujorin e dytë të vitit 2018, ekonomia, gjegjësisht Bruto Prodhimi Vendor (BPV) të shënojë rritje prej 3,1 për qind.

Për krahasim, vetëm, në tremujorin e fundit nga qeverisja e VMRO-DPMNE në vitin 2017, ekonomia shënoi ulje prej 1.3 për qind.

Qeverisja kriminele e VMRO-DPMNE-së ka lënë dëme afatgjata ndaj ekonomisë dhe ndaj cilësisë së jetesës të qytetarëve.

Me politika ekonomike reale dhe të qëndrueshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja dhe kthimi i vendit në rrugën eurointegruese, në Maqedoni ka rritje të ekonomisë por edhe të investimeve, Kemi shuma rekorde të investimeve të huaja prej 327 milionë eurosh në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti.

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së do ta bart fajin nëse realizohen vlerësimet e FMN-së dhe Bankës Botërore për uljen e rritjes së projektuar ekonomike për këtë vit.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, duhet të heqin dorë nga sjellja destruktive e udhëheqësisë të kësaj partie, t’i mbështesin proceset e Kuvendit dhe ndryshimet kushtetuese të votohen, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Huazuar nga

Check Also

Eurodeputeti Kovatcev: VMRO-DPMNE po tregon se nuk e njeh historinë

VMRO-DPMNE edhe njëherë tregoi se nuk e njeh historinë dhe dëshiron të nxisë urrejtje, duke …

%d bloggers like this: