Monday , October 22 2018
Home / Sport / Liga e Kombeve/ Gjermania vijon disfatën, rrezikon rënien nga grupi

Liga e Kombeve/ Gjermania vijon disfatën, rrezikon rënien nga grupi

Përfaqësuesja gjermane e futbollit nuk frikëson më dhe kjo gjë shihet qartë nga fakti se skuadra e Joakim Low nuk po arrin të shfaqet në nivelet e kërkuara që pas Botërorit të filluar si pretendente dhe të mbyllur si një dështim i jashtëzakonshëm. Sot erdhi goditja e radhës ndaj gjermanëve, të cilët u mundën 3-0 nga Holanda dhe nëse dështojnë edhe në ndeshjen e radhës ndaj Francës, rrezikojnë t’i japin lamtumirën Ligës së Kombeve dhe të bien nga grupi. Holandezët kaluan në avantazh me Van Dijk dhe pastaj u treguan të aftë të administronin rezultatin në vijim duke i rezistuar sulmeve gjermane. Skuadra e Low krijoi raste, por nuk diti t’i shfrytëzonte ato, duke treguar të njëjtat probleme që e kishin shoqëruar edhe në Botëror. Holanda përfitoi nga kjo gjë duke shënuar golin e dytë pranë fundit të takimit me Depay, një nga lojtarët më aktiv në fushën e lojës dhe më pas vulosi gjithçka me Wijnaldum në shtesën e takimit. Tashmë në grupin 1 të Ligës A, Franca mban vendin e parë me 4 pikë pas dy ndeshjesh, e ndjekur nga Holanda me 3 dhe Gjermania me vetëm 1 pikë. (o.k/BalkanWeb)


Source link

Check Also

Çmendet basketbollisti amerikan, godet me grusht rivalin pas një zhytje (video)

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari …

%d bloggers like this: