Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / “Lagjja e trimave”, Raufi ka një shpresë

“Lagjja e trimave”, Raufi ka një shpresë




Akoma asnjë përgjigje rreth hetimit të shumëpërfolur ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës. Njëri nga avokatët mbrojtës në këtë rast Naser Raufi thekson se kërkesën ka kohë që e kanë dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Prokurorinë speciale publike por që akoma nuk ka as një informacion. Raufi thekson se involvimi i PSP në këtë rast mund të ndihmojë në formulimin e grupit të ekspertëve për ndihmën juridike ndërkombëtare dhe zberthimin e disa bisedave telefonike.

“Ne si palë mbrojtëse kemi kërkuar edhe nga PSP që të involvohet në këtë lëndë penale.Kemi kërkuar edhe prej ndërkombëtarëve edhe për këtë.Një ndihmë ndërkombëtare që dihet që duhet përmbajtur nga prkuroritë e disa shteteve të krimit të organizuar por nuk kemi përgjigje për kët propozim.Unë mendoj se ingerencën dhe kompetencën që të vendoset për këtë e ka Ministria e drejtësisë ,por deri më tani nuk kemi as një informatë se a është formuar apo do të formohet ndonjë tim ndërkombëtarë për ta punuar këtë lëndë” – tha avokati mbrojtës, Naser Raufi.

Sipas Raufit, lënda ndodhet në Shqyrtim në Prokurinë e lartë ndërsa para vitit të ri pritet që të mbahet edhe seanca publike në gjykatën e Apelit.

“Sa jemi të informuar ne si avokat, ankesat tona janë të dorëzuara në muajin mars dhe kjo lëndë për momentin është në prokurorinë e lartë për mendim, sa jemi ne të informuar. Mendoj se këshilli këto ditë apo e ka marrë deri më tani nuk jemi të sigurtë mendimin e prokurorisë së lartë dhe presim të thirrin për seancën publike për këtë rast për maksimum 2 muaj. Kjo mund të ndodhë edhe para vitit të ri” – tha Raufi.

Ne pyetëm në Minitrinë e drejtësisë lidhur me kërkesat e avokatëve mbrojtës për hetimin ndërkomëbtar, nëse e kanë pranuar kërkesën dhe a po punojnë në këtë rast, përgjigje presim këtë javë që vjen. Aktvendimi i shkallës së parë për këtë rast u miratua më 2 nëntor të viti 2017. Gjykata e shkallës së parë për veprën” Terorizëm” dhe “Organizim terrorist”shpalli fajtorë 33 të akuzuar. 7 prej tyre dënoi me burg të përjetshëm ndërsa vendosi për 746 vite burg dhe shpalli të pafajshëm 4 persona. Në rastin Kumanova më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 mbetën të vrarë 8 pjestarë të policisë dhe 10 pjestarë të grupit.





Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: