Sunday , October 21 2018
Home / Sport / “La Ligës nuk i mungon Ronaldo, por Guardiola dhe Mourinho”

“La Ligës nuk i mungon Ronaldo, por Guardiola dhe Mourinho”

“Cristiano Ronaldo nuk i mungon La Ligës, aq sa ndoshta do t’i kishte munguar katër vite më parë”. I këtij mendimi është presidenti i La Ligës, Javier Tebas. Në një intervistë për prestigjozen britanike, “DailyMail”, Tebas është shprehur se nëse CR7 do të ishte larguar katër vite më parë nga Real Madrid, për të do të ishte shqetësuese. Sipas tij, një humbje e madhe e kampionatit spanjoll është largimi i Pep Guardiolës apo Jose Mourinhos, duke theksuar se shpreson që dy trajnerët ta mbyllin karrierën e tyre në Spanjë.

“Ne kemi punuar shumë për të bërë markën e La Ligas mbi çdo lojtar apo klub. Katër vjet më parë, largimi i Ronaldos nga 1-10 do më kishte shqetësuar 9, ndërsa sot 3-4. Do të doja të kisha të gjithë lojtarët më të mirë dhe të gjithë menaxherët më të mirë. Unë do të doja të kisha Mourinhon dhe Guardiolën, për shembull” u shpreh Tebas.

Tebas thekosn se La Liga mund ta konkurrojë denjësisht Premier Ligën në frontin e talenteve, pavarësisht faktit që Kampionati anglez gjeneron më shumë të ardhura se çdo kampionat tjetër.

“Nëse ndjekim strategjinë e Premier Ligës ata nuk kanë pasur një fitues të “Topit të Artë” që nga koha e Michael Owen. Gjithashtu në formacionin e më të mirëve, vijon dominimi i La Ligës, edhe pse ata gjenerojnë më shumë të ardhura. Dhe kjo tregon që nëse ke një markë si Premier League nuk ke nevojë të kesh lojtarët më të mirë”, përfundoi kreu i La Ligës.

Dueli i Messi-t dhe Ronaldos në dhjetë vjeçarin e fundit e kanë mbajtur Spanjën në krye të futbollit botëror, gjë e cila pritet të vazhdojë edhe pas 3 dhjetorit, duke qenë se gjasat janë të mëdha që “Topin e Artë 2018” ta fitojë Luka Modriç i Real Madrid.



Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: