Tuesday , October 23 2018
Home / Sport / Kroacia pa këtë lojtar…nuk është më e njëjta

Kroacia pa këtë lojtar…nuk është më e njëjta

Çfarë ndodhi me nënkampionët e botës? Nga Anglia … në Angli. Pas fitores në gjysmëfinale kundër djemve të Southgate në Rusi, kroatët e patën të vështirë të bënin të njëjtën gjë në ndeshjen e së shtunës, e vlefshme për Nation League.

Për Zlatko Dalić, ekipi i tij e ndjen shumë mungesën e Mario Mandzukic, të cilin e cilëson jo thjesht një futbollist, por vetë shpirtin e garës. Sipas tij, Kroacia pa Mandzukic… nuk është e njëjta.

Lamtumira e 32-vjeçarit ka lënë gjurmë të thella në kombëtare. Tekniku kroat nuk e ka gjetur ende zëvendësuesin e SuperMarios, me Rebiç dhe Kaliniç që nuk kanë bindur deri më tani. Në përfundim të takimit, 51-vjeçari theksoi se ekipi duhet ta harrojë Mandzukic, por duke lënë gjithashtu të nënkuptuar, se ndarja e tyre nuk ka qenë shumë e paqtë.

“Duhet të harrojmë Mandzukic. Është një histori e mbyllur. Ai mori vendimin e tij dhe ne duhet ta respektojmë dhe të gjejmë zgjidhje të tjera”, u shpreh nënkampioni i botës. Megjithatë, ai u përpoq të shikonte anën pozitive në ndeshjen kundër Anglisë, duke thënë se është i lumtur me performancën e të tijve.

“Jam i lumtur me mënyrën sesi luajtëm, por mendoj se mund të kishim bërë edhe më mirë”, përfundoi Daliç. Por, pa SuperMarion duket paksa e vështirë.



Source link

Check Also

Foto/ Lionel Mesi shfaqet i “arnuar” pas dëmtimit në fundjavë

Lionel Mesi në sfidën e Barcelonës në fundjavë pësoi një dëmtim të rëndë dhe për …

%d bloggers like this: