Monday , October 22 2018
Home / Kombetarja / Kosova e pret, por talenti i Bayern-it e befason

Kosova e pret, por talenti i Bayern-it e befason

Prej sezonit të shkuar u bë pjesë e Bayern-it të Mynihut, qoftë edhe për stërvitje, ndërsa këtë verë shkëlqeu në miqësoret e luajtura nëpër botë, duke shënuar edhe një gol nga Manchester City-t.

Mesfushori 19-vjeçar po ecën me ritme të shkëlqyera dhe këtë sezon ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje me Bayern Mynih II, në Ligat rajonale, përveçse ka shënuar një gol në Youth League, Champions League i të rinjve.

Natyrisht, duke pasur parasysh origjinën e tij shqiptare, është aluduar shumë në lidhje me të ardhmen e tij në nivel kombëtaresh, sepse deri sa të debutojë për ndonjë kombëtare A, Shabani ka të drejtë të zgjedhë e të ndryshojë kombëtare.

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes foli muajin e shkuar në lidhje me Shabanin dhe ishte i sigurt se djaloshi i talentuar do zgjedhë Kosovën: “Unë jam me shpresa të mëdha që lojtari i Bayern-it do të bëhet pjesë e Kosovës në të ardhmen. Është familja e tij ajo që ka marrë një vendim për momentin. Kemi biseduar me Shabanin, kemi ngrënë drekë, kemi folur për shumë gjëra pozitive, është përgatitur ardhja e tij. Do t’ia lëmë kohës dhe do ta lëmë të qetë, në mënyrë që ai të na bashkëngjitet”.

Megjithatë, për momentin Kosova nuk duhet të fluturojë me entuziazmin, sepse vetë Shabani duket se ka në plan të parë Gjermaninë. Mesfushori ka postuar në Instagram një foto të Gjermanisë U19, sinjal se po bëhet gati për të veshur fanellën e “Die Mannschaft”. Një zgjedhje momenti, që mund të ndryshojë nëse Gjermania nuk do ta përfillë, apo Shabani nuk do ecë me ritmin që shpreson, por nuk duhet harruar se nga mesfusha e lart Kosova është e kompletuar dhe nuk ka vend as në stol, ndaj nuk është se zgjedhja e Shabanit e mban në ankth të jashtëzakonshëm.



Source link

Check Also

Zenga i hap derën Vrionit, pjesë e rotacionit në të ardhmen!

Xhakomo Vrioni e ndoqi ndeshjen e Venezias me Veronan nga stoli, ashtu si dhe Marash …

%d bloggers like this: