Sunday , October 21 2018
Home / Sport / Jemi pranë marrëveshjes për duelin mes Wilder dhe Joshua

Jemi pranë marrëveshjes për duelin mes Wilder dhe Joshua

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua, ka bërë me dije se ka progres në bisedimet që ai po kryhen me stafin e amerikanit Deontay Wilder, në një duel që dy boksierët kampionë bote të peshës së rëndë mund të zhvillojnë në prill të 2019-ës. Hearn ka kohë që kërkon të zhvillojë një takim me Shelly Finkel, menaxheri e Wilder, por ky i fundit refuzon ta takojë. Por duket se ditët e fundit shtigjet janë hapur sërish dhe palët kanë nisur kontaktet e para për t’u ulur sërish në tavolinë dhe për të zgjidhur këtë ngrëç që la pezull duelin pak muaj më parë.

Ndërmjetës në këto bisedime ka hyrë Al Haymon dhe disa persona të tjerë, që do të na ndihmojnë që ky duel të realizohet vitin tjetër. Kam qenë në Chicago dhe kam patur takime me njerëz të stafit të Wilder dhe kjo është pozitive, pasi po rinisim bisedimet. Ne e duam me çdo kusht këtë duel dhe duam ta realizojmë sa më shpejt. Unë besoj se kemi shanse që ta arrijmë marrëveshjen që dy boksierët të duelojnë në prill në “Wembley”, tha Hearn për “Sky Sports”.

Më tej, menaxheri i Joshua shtoi: “Unë nuk them se gjërat janë sistemuar, por po ecim përpara dhe e rëndësishme është që rinisëm bisedimet. Të gjithë e duan këtë duel, ndaj të mos humbasim më kohë, pasi të gjithë do të dalin të fituar”. Duket se ngërçi më i madh është pagesa që do të kenë boksierët nga kjo përballje. Wilder, më 1 dhjetor do të mbrojë titullin kampion bote të kategorisë WBC ndaj Fury, në Los Anxhelos.



Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: