Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Ja faktet e Bujar Osmanit për Prokurorinë Speciale

Ja faktet e Bujar Osmanit për Prokurorinë Speciale




Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani , ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale siç u shpreh ai fakte, të cilat do ta dëshmonin pafajësinë e tij. Më këto dokumente, Osmani tha se dëshiron të dëshmojë se nuk ka bërë asnjë punë të paligjshme. Ai tha se spekulimet e shumta e kanë detyruar atë që disa herë më radhë të kërkojë nisjen e hetimeve nga Prokuroria Speciale. I pyetur nëse do të jap dorëheqje pas hetimit të Speciales për rastin “Pacienti”, Osmani tha se asgjë nuk do ta ndalë në punën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë me intensitetin e njëjtë sikurse deri më tani. Ai tha se roli i Prokurorisë Speciale është i rëndësishëm për sundimin e së drejtës dhe se beson në profesionalizmin e ekipit të Katica Janevës.

Dua t’ju informoj se i gjithë dokumentacioni, sot është dorëzuar në Prokurorinë speciale, ndërsa në periudhën në vazhdim, në mënyrë plotësuese do të dorëzohen edhe dokumentet tjera që janë të nevojshme dhe të cilat kërkohen, me çka, sipas meje, ky rast është qartësuar dhe së shpejti pres edhe të mbyllet. Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë speciale, mora sigurinë dhe qasjen pozitive se materialet e marra paraqesin kontribut të rëndësishëm për hetimin, dhe fitova bindjen se, në një afat të përshtatshëm kohor, hetimi do të rrumbullakohet, me çka, unë jam i bindur se do të konfirmohet, se nuk ka asnjë punë të paligjshme, dhe se kjo do të ndihmojë që përfundimisht të ndërpriten të gjitha spekulimet që u shfaqën në publik, që para se të fillonte hetimi- deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.





Huazuar nga

Check Also

U përfol se do t’i zë vendin Mickoskit, por u përjashtua nga VMRO-ja

Mitko Jançev është përjashtuar nga radhët e partisë të VMRO DPMNE-së. Ai mbante postin e …

%d bloggers like this: