Saturday , January 19 2019
Home / Sport / Izrael-Shqipëri, ndeshja gjykohet nga patriotët e trajnerit Panucci

Izrael-Shqipëri, ndeshja gjykohet nga patriotët e trajnerit Panucci

[ad_1]

Ndeshja Izrael-Shqipëri, e vlefshme për Ligën C, grupi 1 të Ligës së Kombeve, do të luhet të dielën, në orën 20:45, në “Turner Stadium” të Beer Sheva. Në total, mes këtyre dy kombëtareve janë luajtur 3 ndeshje, nga të cilat një herë kanë fituar izraelitët dhe 2 herë kuqezinjtë.

Pra, nuk ka asnjë barazim deri më tani. Golaverazhi është 4-3 për Shqipërinë. Sfida e fundit është luajtur në “Elbasan Arena” më 7 shtator të këtij viti dhe ka përfunduar me fitoren minimale të të besuarve të Christian Panuccit.

Ditën e sotme, UEFA, që e organizon këtë kompeticion të ri kontinental, ka zbuluar edhe emrat e gjyqtarëve, që do të bëjnë drejtësi në ballafaqimin e së dielës mbrëma. Kryesor do të jetë një emër i njohur i Seria A, Paolo Mazzoleni.

Ai do të ndihmohet nga asistentët Fabiano Preti dhe Matteo Passeri. Gjyqtarë ndihmës shtesë (në linjë, te portat) do të jenë Davide Massa dhe Piero Giacomelli. Sikurse shihet, të gjithë janë italianë, patriotë të trajnerit tonë kuqezi, Christian Panucci.


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …