Sunday , October 21 2018
Home / Sport / Ish-ylli i Manchester City përgatit rikthimin në Premier League

Ish-ylli i Manchester City përgatit rikthimin në Premier League

Mbështetur në raportimet e medieve britanike, ish-ylli i Manchester City, Samir Nasri do të rikthehet në Premier League, nëpërmjet një periudhe prove te skuadra e Everton. Nasri do të jetë i gatshëm të nënshkruajë për çdo klub me përfundimin e pezullimit të tij muajin e ardhshëm, për shkak se pat rezultuar pozitiv në analizat anti-doping. Ish-mesfushori i “Qytetarëve” u shpall fajtor për shkelje të rregullave të anti-doping, pasi kishte marrë një substancë të ndaluar përmes injektimin në vena, në një klinikë të quajtur ‘Drip Doctors’ në Los Angeles në vitin 2016. Një akt që u dënua me pezullim 6 mujor ndaj futbollistit, që më pas u shty në 18 muaj. Trajtimi, që supozohej të ndihmonte hidratimin, rezultoi të përmbante mikro-nutrientë që ishin përfshirë në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore të Anti-Doping.

Nasri, që ka fituar dy herë titullin kampion në Premier League në Etihad pasi u transferua nga Arsenal në vitin 2011, raportohet nga “The Mail”, se përbën interes për trajnerin e Everton, Marco Silva. Një lajm ky që mund të shënojë rikthimin e 31-vjeçarit në Premier League, prej nga ku francezi u largua në verën e vitit 2016, me ardhjen e Pep Guardiolas te City, duke e transferuar Nasri në formë huazimi te Sevilla, ndërsa verën e mëpasshme u materializua transferimi përfundimtar te Antalyaspor. Ish-futbollisti i përfaqësueses së Francës, me të cilën zhvilloi 41 ndeshje, u largua nga ekipi turk 10 muaj më parë. Raportohet se Nasri preferon rikthimin në futbollin anglez, aty ku mori dhe suksesin më të madh, si në Emirates ashtu edhe në Etihad. Dhe Everton, që renditet në vend të 11-të në klasifikimin e Premier League, mësohet se po kërkon më shumë fantazi për t’i bashkëngjitur lojës së mesfushës, ku qëndrojnë Gylfi Sigurdsson dhe Richarlison. Ndërkohë, gazeta “Echo” e Liverpool raporton se Everton është distancuar nga ky lajm.



Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: