Saturday , January 19 2019
Home / Sport / Inter ka nisur një cikël të ri

Inter ka nisur një cikël të ri

[ad_1]

Javier Zanetti beson se Inter është duke nisur një cikël të ri. Heronjtë e tripletës ishin mbledhur në Festivalin e Sportit, pas të cilit zv.presidenti Zanetti ka folur për La Gazzetta dello Sport.

“Inter-i aktual me atë të 2010-ës janë shumë ndryshe. Ne kishim arritur kulmin. Por rikthimi në Champions League është një pikënisje e rëndësishme dhe mund të bëjmë mirë,” shprehet argjentinasi.

“Ndeshjet e radhës ndaj Milan dhe Barcelona janë shumë të rëndësishme. Të mundësh Barcelona-n nuk është e pamundur pasi futbolli sot e kësaj dite është shumë i balancuar.

Lautaro Martinez? Ai është i ri dhe do të na shërbejë shumë në të ardhmen. Ai mund të luajë së bashku me Icardi-n, lojtarët e mëdhenj gjithmonë mund të luajnë së bashku.

“Shpresoj që Icardi të kthehet në një simbol për Inter. Ai duket shumë i lumtur dhe shpresoj që ai të luajë për shumë vite me ne.”


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …