Monday , October 22 2018
Home / Sport / Holanda mposht Gjermaninë, Joachim Low feston rekordin me humbje

Holanda mposht Gjermaninë, Joachim Low feston rekordin me humbje

Holanda ka siguruar fitoren e parë në Ligën e Kombeve duke mposhtur Gjermaninë me rezultatin 3-0 në grupin 1 të League A. Joachim Low ka pësuar një humbje të turpshme në një ditë të shënuar për të, ai është bërë trajneri me më shumë ndeshje në stolin e “Die Mannschaft” me plot 168 të tilla. Ishte Gjermania ajo që nisi ndeshjen më kërcënuese në sulm, me Holandën që e kishte shumë të vështirë të ndërtonte aksione nga prapavija me pasime të shkurtra për shkak se te miqtë mundoheshin të mbronin të gjithë. Timo Werner mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh në minutën e 15’ por goditja e tij ishte e tmerrshme dhe e pafalshme.

Pas tij ishte Thomas Muller, por edhe ai humbet një mundësi të artë brenda zonës me një goditje për t’u harruar. Gjermanët kanë një ngërç të dukshëm përpara portës. Ndërkohë që Holanda gjen golin e avantazhit në mundësinë e parë të krijuar.  Ishte pikërisht Virgil van Dijk ai që përfiton nga një rrëmujë në zonë pas goditjes këndore duke shtyrë topin në rrjetë nga një distancë e afërt.

Pas pushimit situata nuk ndryshon, Gjermani vazhdon të krijojë mundësi goli por shpërdoron në mënyrë konstante, ndërkohë që holandezët mundohen të mbrojnë sa më mirë duke shfrytëzuar kundërsulmin me lojtarët e shpejtë përpara. Dhe mund ta kishte vulosur fitoren me një nga këto kundërsulme, por Wijnaldum tregohet i pasaktë në hyrje të zonës. Por atë që nuk e bëri mesfushori i Liverpool, e bëri Memphis Depay në minutën e 87’. Pas tij filloi festa, kishte kohë edhe për Wijnaldum të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesve duke thelluar krizën e Gjermanisë. Vendasit fundosin Gjermaninë dhe ngjiten në vend të dytë.

Në ndeshjet e grupit 1 të League B, Sllovakia ka pësuar një humbje brenda në shtëpisë ndaj Republikës Çeke që tani ka marrë vendin e dytë në renditje pas Ukrainës. Ndërsa Irlanda ka barazuar 0-0 me Danimarkën dhe mbetet në vend të fundit.

Në League C Norvegjia ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Sllovenisë të vendit të fundit ndërsa bullgaria ka mposhtur me vështirësi Qipron 2-1.

Në League D, Gjibraltari ka fituar ndeshjen e parë ndërkombëtare ndaj Armenisë në grupin 4 ndërsa Maqedonia kryeson grupin me një diferencë të madhe pas fitores 4-1 ndaj Lichtenstein. Në grupin 1 Gjeorgjia fitoi bindshëm ndaj Andorrës që ndodhet në vend të fundit. Ndërkohë edhe Gjeorgjia, ashtu si Maqedonia, është shkëputur në krye të renditjes. Ndërsa Letonia ka barazuar 1-1 me Kazakistanin.



Source link

Check Also

Kam 3-4 javë që përgatitem për këtë ndeshje

Niko Kovac insiston se Bayern Munich nuk do ta ketë të lehtë ndaj AEK Athens …

%d bloggers like this: