Tuesday , October 23 2018
Home / Sport / “Hazard mund të fitojë Topin e Artë me Chelsean!”

“Hazard mund të fitojë Topin e Artë me Chelsean!”

Ish-legjenda e Milan dhe ish-sulmues i Chelseas, Andriy Shevchenko beson se ylli i Bluve të Londrës, belgu Eden Hazard mund të fitojë çmimin individual më të rëndësishëm në botën e futbollit, “Topin e Artë”, nëse do të vijojë me të njëjtin ritëm, sikurse ka nisur këtë sezon, me kusht që të mos ndalë golat dhe shërbimet. Hazard ka bërë një start fantastik të sezonit 2018-19, duke shënuar tetë gola në 10 ndeshje me Chelsea deri tani. Belguështë konsideruar prej kohësh si një psrej talenteve më premtuese të futbollit botëror, por paaftësia e tij për të regjistruar një numër të lartë golash të shënuar, e ka mbajtur atë larg konsiderimit serioz për trofeun aq të lakmuar. Në sezonin e tij më të mirë, Hazard ka shënuar 16 gola me Chelsean në Premier League.

“Pse janë gjithmonë sulmuesit ata që marrin çmimet individualë? Sepse ata janë përgjegjës për finalizimin e aksioneve sulmuese. Njerëzit duan të shohin gola të shënuar. Hazardështë fenomenal, një futbollist fantastik, por nuk po shënonte ato shifra prej 20-25 gola në sezon. Këstë sezon ai ka shënuar që tani tetë herë, kështu që duket seështë në rrugën e duhur drejt atyre shifrave. Ai ka çdo shans për të fituar ‘Topin e Artë’”, deklaroi Shevchenko.



Source link

Check Also

Real zgjedh trajnerin e ri, lojtarët: Është një spiun

Pas katër humbjesh dhe një barazimi në pesë ndeshjet e fundit, me vetëm një gol …

%d bloggers like this: