Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Gruevski: PSP duhet ta përmend emrin tim që rasti të jetë tërheqës

Gruevski: PSP duhet ta përmend emrin tim që rasti të jetë tërheqës




Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, u paraqit me një reagim për hetimin më të ri të PSP-së “Banka Postare”, për të cilën thotë se nuk ka qenë i informuar se po zhvillohet para hetim, por as që ka qenë i pyetur për diçka. Ai në hetim përmendët në kuadër të ministrit të financave në qeverinë e Ljupço Georgievskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot përsëri, edhe pse unë nuk jam futur në hetimin e PSP-së me përmendin se 17 vjet më parë kam marrë pjesë në diçka që në atë kohë, as si ministër kam pasur kompetenca për të marrë pjesë, as shumica e njerëzve në atë kohë unë personalisht nuk i kam njohur, dhe nuk e di se çka ka pasur ndonjë gjë të paligjshme, por as të marrë pjesë në ndonjë mënyrë. PSP apo ndonjë person tjetër deri më tani nuk më ka informuar se është duke u zhvilluar një procedurë paraprake hetimore, as nuk më kanë pyetur ndonjë gjë për këtë temë. Natyrisht, në qoftë se në këtë kohë të persekutimeve politike emri im nuk përmendet, PSP nuk e ndjen atë gjë tërheqëse që po bëjnë”, shkruan Gruevski në reagimin e tij, në rrjetin social Facebook.PSP edhe pse e përmend Gruevskin si një ndër organizatorët e grupit keqpërdorues, nuk do të ndiqet penalisht për këtë ngjarje, sepse siç thonë lënda është vjetruar.





Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: