Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Gjorçev ankohet në SHBA për referendumin, rithekson partneritetin SHBA-Maqedoni

Gjorçev ankohet në SHBA për referendumin, rithekson partneritetin SHBA-Maqedoni

Ndonëse VMRO-DPMNE-ja është në trysni të lartë diplomatike nga jashtë dhe kërcënohet edhe me sanksione, një përfaqësues i saj ka realizuar takime me rëndësi në SHBA, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie politike, Vllatko Gjorçev, sekretar ndërkombëtar për OBRM-PDUKM-në, realizoi takime me Wess Mitchel, ndihmës sekretar për Evropë dhe çështje evropiane, si edhe me zëvendësin e tij, Matthew Palmer, përfshi Jim Ditrich dhe Joshua Lewis, nga Zyra e Departamentit të Shtetit për Maqedoni.

Me këtë rast, Gjorçev ka raportuar për situatën e tanishme politike në vend, sidomos pas referendumit për emrin. I dërguari i VMRO-DPMNE-së ka rikonfirmuar se qytetarët janë për BE dhe NATO, por që nuk paskanë besim te kryeministri i tanishëm, Zoran Zaev, dhe se kjo është reflektuar edhe në daljen e ulët në referendum.

Ai ka theksuar se në referendum ka patur mbushje të kutive të votimit, pastaj ka folur edhe për mediat, sigurinë publike, etj.

Nga kjo parti thonë se Gjorçev ka ritheksuar se SHBA-të janë partneri dhe aleati i fortë i Maqedonisë.

Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: