Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Georgievski: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, mund ta minojnë Marrëveshjen e Prespës

Georgievski: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, mund ta minojnë Marrëveshjen e Prespës




Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, Ljupço Georgievski thotë se zgjedhjet paraqesin rrezik që mund ta minojnë Marrëveshjen e Prespës.

Ai shprehet se dëshiron që të arrihet një gjuhë e përbashkët ndërmjet LSDM-së qeveritare dhe ish-partisë së tij, që tani është në opozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mirëpo, Georgievski nuk beson se zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhje, duke shtuar se zgjedhjet do të ishin rruga më e vështirë.

Ish-kryeministri thekson se LSDM-ja duhet të bëjë më shumë për bisedime të drejtpërdrejta, që të kuptojë atë që OBRM-ja e dëshiron, duke shtuar se Mickoski është duke ndjekur rrugë të gabuar politike, duke e konsideruar si një kuazi patriotizëm të VMRO-së./





Huazuar nga

Check Also

Palmer: SHBA mbështet Marrëveshjen e Prespës dhe agjendën e reformave

Zëvendësndihmës sekretari shtetëror për Evropë dhe Euroazi i SHBA-së, Methju Palmer po qëndron për vizitë zyrtare …

%d bloggers like this: