Sunday , January 20 2019
Home / Teknologji / Galaxy Note 9 shkëlqen përballë iPhone XS Max në jetëgjatësinë e baterisë

Galaxy Note 9 shkëlqen përballë iPhone XS Max në jetëgjatësinë e baterisë

[ad_1]

Muajin e kaluar pamë iPhone XS Max teksa “gjunjëzonte” Samsung Galaxy Note 9 në një garë shpejtësie.


Sot kemi një krahasim tjetër mes dy telefonëve më të mirë të dy rivalëve të përbetuar ku Note 9 theu hegjemoninë e XS Max në jetëgjatësinë e baterisë.

Ndërsa Note 9 ka një bateri 20% më të madhe prej 4,000 mAh krahasuar me 3,174 mAh në XS Max, procesori A12 i këtij të fundit duhet të mbyllte këtë hendek.


Gjatë krahasimit të baterive u kryen veprime si thirrje telefonike, SMS, lojëra, shfletim në internet, shikimi i videove e shumë të tjera.

Në testimin e parë të thirrjeve telefonike iPhone XS Max humbi vetëm 3% bateri ndërsa Note 9 plot 5%.

Megjithatë iPhone humbi terren në testimet e tjera. Kur bateria e XS Max vdiq, Note 9 kishte dhe 39% më shumë bateri. /PCWorld Albanian

[ad_2]
Huazuar nga

Check Also

16 vjeçari injekton Biblën dhe Kur’anin në ADN-në e tij

[ad_1] Nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë të kodoni ADN e njeriut dhe të …