Monday , October 22 2018
Home / Kombetarja / Fanella kuqezi është shumë e rëndë…

Fanella kuqezi është shumë e rëndë…

Besir Demiri ishte prurja e re e Christian Panuccit në kombëtare për ndeshjet e shtatorit. Pavarësisht se mbrojtësi ka mbetur jashtë listës së kuqezinjve për miqësoren me Jordaninë, në “Elbasan Arena”, dhe eliminatoren kundër Izraelit, në Beer Sheva, ai thotë se është me shpirt dhe zemër aty. Ka ndjekur nga televizori barazimin pa gola me Jordaninë dhe shpreson shumë t’i gëzohet fitores të dielën, në Ligën e Kombeve. Mes të tjerash, Demiri ka nënvizuar:

“Nuk mund të rri pa e shikuar Shqipërinë, qoftë në Ligën e Kombeve, qoftë në ndeshjue miqësore. Me Jordaninë ishte ndeshje e fortë, pasi kundërshtari u shfaq agresiv që në fillim. Si pasojë e lojës së fortë të Jordanisë doli nga fusha edhe një lojtar i yni. Rezultati 0-0 është për mua është zhgënjim, pasi duhej fitorja për ta rritur besimin para ndeshjes me Izraelin. Pas çdo rezultati negativ nuk e ke më atë vetëbesim që duhet.

Djemtë kanë pasur kohë të përgatiten dhe shpresoj të jenë në nivel ndaj Izraelit. Mungesa e ftesës? Çdo herë jam i gatshëm për kombëtaren, asnjëherë nuk zhgënjehem dhe dorëzohem. Këto janë zgjedhje teknike të trajnerit Panucci. Jam unë, ose jo, me rëndësi është që Shqipëria të ketë rezultate pozitive. Nuk mund ta them pse nuk kam marrë një ftesë, por këtë e vendos trajneri.

Shqipëria është në një kohë tranzicioni gjeneratash dhe trajneri kërkon zgjedhje sa më të mira. Po tenton të zëvendësojë ata lojtarë, që bënë historinë me kualifikimin në Kampionatin Europian. Uroj që Panucci të bëjë zgjedhjet e duhura dhe të ketë rezultate pozitive me Shqipërinë.

Sa iu takon emocioneve, nuk mund ta përshkruaj me fjalë çfarë kam përjetuar nga dita e parë e grumbullimit deri në ditën e ndeshjes. Emocioni më i madh që kam përjetuar ka qenë dita e ndeshjes me Izraelin. Himni para ndeshjes, aty ishte kulmi i emocioneve.

Kam luajtur edhe me Maqedoninë, por grumbullimi i parë si lojtar kuqezi nuk barazohet me të gjitha grumbullimet që kam bërë me Maqedoninë. Është një ndjenjë e papërshkueshme, që nuk mund ta them me një fjalë. Fanella kuqezi është shumë e rëndë për mua dhe e kam mbajtur dhe do ta mbaj gjithmonë me përgjegjësi”.
Nga Shkupi, RESHAT IBRAHIMI



Source link

Check Also

Zenga i hap derën Vrionit, pjesë e rotacionit në të ardhmen!

Xhakomo Vrioni e ndoqi ndeshjen e Venezias me Veronan nga stoli, ashtu si dhe Marash …

%d bloggers like this: