Monday , October 22 2018
Home / Teknologji / Ekonomisti që parashikoi krizën financiare të 2008-ës thotë se Bitcoin është nëna e të gjitha mashtrimeve

Ekonomisti që parashikoi krizën financiare të 2008-ës thotë se Bitcoin është nëna e të gjitha mashtrimeve

Ekonomist global Nouriel Roubini, një prej pak njerëzve që parashikoi krizën financiare të 2008-ës, lëshoi një deklaratë të ashpër në drejtim të monedhave kriptografike.


Gjatë dëshmisë së tij përballë dëgjesës së kongresit në Capitol Hill ditën e Enjte ai u ra borive të alarmit duke kritikuar ashpër shumë aspekt të aseteve të reja dixhitale.

Crypto është nëna ose babai i të gjitha mashtrimeve dhe flluskave,” tha Roubini përballë Senatit Amerikan.


Shenjat e para të një mashtrimi bitcoin i tregoi kur arriti në 20,000 dollarë brenda pak javësh vitin e kaluar.

Që nga rekordi i Dhjetorit 2017 bitcoin ka rënë me 65% dhe Roubini e quan këtë tërheqje drastike një apokalips për industrinë në fjalë.

Aktualisht një bitcoin këmbehet me 6,318 dollarë.

Shumë ekonomistë por edhe liderë të Wall Street kanë shprehur qëndrim të njëjtë me Roubini.

Por shumë pak kanë folur agresivisht për teknologjinë e saj ndërsa Roubini thotë se nuk sheh arsye pse duhet të adoptohet në masë monedhat. /PCWorld Albanian


Huazuar nga

Check Also

Çipet e reja Wi-Fi të Qualcomm mund të transmetojnë deri në 10Gbps

Prodhuesi i njohur u çipeve Qualcomm prezantoi ditën e sotme familjen e re të çipeve …

%d bloggers like this: