Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Edukatori që s’la fjalor gjenital pa përdorur

Edukatori që s’la fjalor gjenital pa përdorur

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka ironizuar paketën antishpifje të paralajmëruar nga krueministri Edi Rama që e quan edukator dhe timonier.

Në një status në “Facebook”, Boçi kujton drogat që shiten nëpër shkolla, mbylljen e shkollave, mbylljen e degëve të eduktimit në universitetet publike etj.

Deputeti i PD duke iu drejtuar Ramës thotë se edukimi i vërtetë nis kur ti të largohesh nga aty ku shet mend e çedukon.

STATUSI I LUÇIANO BOÇIT
EDUKATORI I MADH
Ky “timonieri i madh” që s’ka lënë fjalor gjenital pa përdor ndaj njerëzve, do na padiska deri dhe faqet digjitale nëse na e shajnë.
Po na del tani si “edukatori i madh”.
Bukur fort!
Madje do na ngrika dhe FONDIN E EDUKIMIT me paratë që do fitojë nga gjyqet politike.
Ky që s’la drogë pa i mësuar e futur të rinjve shqiptarë në shkolla, deri tek anestezikët për kuajt, po na shitet si i revoltuari e shekullit, për edukatën e gabuar.
Ky që largoi 134 mijë fëmijë nga arsimi parauniversitar,
që mbylli 150 shkolla,
që po mbyll degët e edukimit në Universitetet publike, na shfaqet si i shqetësuari i edukimit.
Ky që largon çdo ditë me përdhunë të rinjtë nga ky vend po del si edukuesi i tyre i munguar.
Si foto të fondit me sa duket do të vendosë atë foton e famshme cullak “edukuese”.
Si slogan me siguri do të shkruajë atë “poezinë” e recituar në parlament për popullin:
“Çohu, çohu…
Po……………….”
Ja ku u kry!
A e sheh sa të shkon roli i edukatorit?!
Po mo po, bëje atë fondin se ke shumë nevojë të edukohesh.
Merrja lekët krimit që mban afër, klientit të koncesionit, e partnerit tënd të korrupsionit.
Dorëzo dhe të tuat. Por mos harro edukimi i vërtetë nis kur ti të largohesh nga aty ku shet mend e çedukon.

Boci Fb

(m.k/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Të lidhur me bandën e “Avdylajve”

“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara. Ka video që tregojnë lidhjet e …

%d bloggers like this: