Sunday , October 21 2018
Home / Sport / Edhe 5 gola të kisha shënuar nuk do isha gëzuar aq shumë

Edhe 5 gola të kisha shënuar nuk do isha gëzuar aq shumë

Kapiteni i Brazilit Neymar tha se ishte shumë i lumtur që sulmuesi Gabriel Jesus, i kritikuar së fundmi për paraqitjet e tij, më në fund ka shënuar.

Jesus i dha fund thatësirës ndërkombëtare teksa Brazili mposhti 2-0 Arabinë Saudite në miqësoren e së premtes në Riyadh.

“Jam shumë i lumtur që asistova golin e Gabriel Jesus.

“Mendoj se është kritikuar në mënyrë të padrejtë, për gjithë atë punë që ka bërë për ne.

“Për mendimin tim ka qenë një padrejtësi e madhe. Edhe po të kisha shënuar pesë gola nuk do të isha gëzuar kaq shumë sa për golin e tij.”

Jesus, i cili bëri paraqitjen e parë pas Botërorit, zhbllokoi rezultatin me golin e 11-të me Brazilin dy minuta përpara pjesës së parë.

Alex Sandro shënoi golin e dytë në minutën e 96-të.



Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: