Sunday , October 21 2018
Home / Sport / E pamundur të rindërtosh një ekip kombëtar në 5 ndeshje

E pamundur të rindërtosh një ekip kombëtar në 5 ndeshje

Trajneri i Italisë Roberto Mancini ka folur për Calciomercato.com në prag të ndeshjes së UEFA Nations League ndaj Polonisë.

“Rrugëtimi ka filluar në maj. Kemi nevojë të ndërtojmë një ekip dhe ta çojmë në Europian,” shprehet Mancini.

“Kur filluam, synimi ynë ishte të rindërtonin ekipin dhe të linim një përshtypje të mirë në Nations League, por nuk ka objektiv. Na duhet kohë pasi nuk është e lehtë.

“Kur të vijë momenti që të kemi gjetur grupin e duhur që do të jetë në gjendje të bëjë gjëra të mëdha, atëherë nuk do të kemi probleme për t’u kualifikuar në Europian.

“Për të fituar, duhet një sulmues që shënon gola. Luajtëm mirë në 60 minutat e para ndaj Ukrainës, pastaj u ndalëm. Nesër do të jetë një ndeshje e bukur pasi edhe stadiumi do të jetë i mbushur plotë.

“Verratti? Ai është një lojtar me kualitet. Kemi nevojë për të. Atij i duhet kohë për të njohur shokët e rinj të ekipit, por në aspektin fizik është 100%.”



Source link

Check Also

Arsenal-Leicester dhe fitorja që mungon prej 44 vitesh

Java e 9-të e Premier League do të mbyllet me ndeshjen që do të zhvillohet …

%d bloggers like this: