Monday , October 22 2018
Home / Sport / Duhet të fitojmë me Poloninë, ja çfarë më kërkoi Mancini

Duhet të fitojmë me Poloninë, ja çfarë më kërkoi Mancini

Lorenzo Insigne po shijon pozicionin e tij të ri te Napoli he beson se mund të bëjë të njëjtin impakt tek Italia në Nations League ndaj Polonisë.

“Ndaj Polonisë është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet ta fitojmë me çdo kusht,” shprehet sulmuesi i Napolit për Rai Sport.

“Jemi duke punuar për të qenë gati, por e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Polonia është një ekip i mirë, por Italia është e fortë dhe nesër do të mundohemi të marrim tre pikët.

“Ishte ndeshja e parë me Chiesa dhe Bernardeschi dhe megjithëse nuk morëm rezultatin që donim, punuam shumë për të luajtur futboll të bukur.

“Trajneri më kërkoi të luaja në atë pozicion të ri. I thashë se do ta provoja dhe më shijoi shumë. Trajneri më kërkoi të bëja më pak sakrifica në mbrojtje dhe të fokusohesha te sulmi.”



Source link

Check Also

Tirana në rënie të lirë, Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e …

%d bloggers like this: