Saturday , January 19 2019
Home / Sport / Duel mes Juves dhe Barçës për talentin 19-vjeçar argjentinas

Duel mes Juves dhe Barçës për talentin 19-vjeçar argjentinas

[ad_1]

Juventusi po përpiqet të hyjë në mes të Barcelonës dhe Leonardo Balerdit, 19-vjeçarit argjentinas të Boca Juniors. Sipas gazetës katalanase “Sport”, bardhezinjtë prej disa muajh po përpiqen të mbyllin një marrëveshje për lojtarin e ri premtues, një mbrojtës i fortë fizikisht, i mirë në avancim dhe në lojën në ajër, por që ka treguar cilësi të shkëlqyera edhe me topin.

Barcelona po mundohet të sigurojë një qasje preferenciale në lidhje me këtë futbollist më herët, duke ofruar 4 milionë eurot e para për Balerdi dhe pastaj 5.5 milionë shtesë, në formë bonusesh. Boca Juniors, nga ana e vet, gjithmonë ka thënë “jo” për këtë futbollist të talentuar. Tani shtohet presioni i Juves, me Barçën që po investohet për t’iu përgjigjur problemeve në mbrojtje.


[ad_2]
Source link

Check Also

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

[ad_1] TIRANË Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do …