Tuesday , October 23 2018
Home / Feja / Disa “sekrete” të kosit | Mjeksia Islame

Disa “sekrete” të kosit | Mjeksia Islame

Disa “sekrete” të kosit



Kosi është një nga ushqimet që nuk duhet ta ndajmë nga tavolina. I shëndetshëm, dhe një ndër ushqimet më të kompletuara, ai i bën mirë shëndetit.

Fermentimi i laktozës në acide laktike nga mikrobe të veçanta lejon eleminimin e sheqerit (laktoza), i cili sjell probleme shqetësuese tek personat që vuajnë nga koliti.

Kosi ka një përqendrim më të madh se qumështi proteinash, vitaminash dhe mineralesh, 20 deri në 100% më shumë. Aciditeti i kosit, gjithashtu e bën më të lehtë për trupin të absorbojë ushqyes, si kalciumi, zinku dhe magnezi.

Ajo që mund të thuhet është se kosi të zgjat jetën. Nga shumë studime është vërejtur se në vendet ku kosi është ushqim bazë, si në Sardenja, Indi dhe Bullgari, mosha mbi 100-vjeçare përbën një normalitet.

Shpjegimi është i thjeshtë: kosi është shumë i pasur me proteina, antibiotikë natyralë dhe yndyrna të vlefshme. /tesheshi.com/



Huazuar nga

Check Also

QUINOA konsiderohet “Super-Ushqimi” i te ardhmes

QUINOA konsiderohet “Super-Ushqimi” i te ardhmes By M.I QUINOAKonsiderohet “Super-Ushqimi” i te ardhmes. E kush …

%d bloggers like this: