Monday , October 22 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Denoncimi i Salianjit, deputetja e PS ‘mbron’ Ballën për një nga udhëtimet

Denoncimi i Salianjit, deputetja e PS ‘mbron’ Ballën për një nga udhëtimet

Deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi, ka reaguar pas denoncimit të bërë nga kolegu demokrat Ervin Salianji, mbi udhëtimet e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me trafikantin e drogës.

Në një postim në facebook, referuar datave të një prej udhëtimeve në të cilat Salianji tha se Taulant Balla ka udhëtuar jashtë shtetit me trafikantin e drogës, Edmond Bego, Kushi shkruan se bashke më kryeministrin Rama, vetë ajo dhe deputetët Balla e Kryemadhi janë nisur për një udhëtim, vizitë pune, në Bruskel, ne 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 .

‘Lexova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla. Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel. Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.’ -shkruan Kushi ndërsa shton i konsideron një cmenduri shpifjesh deklaratat e deputetit demokrat, Kushi i kujton atij paketën antishpifje të propozuar nga kryeministri Rama.

Huazuar nga

Check Also

Të lidhur me bandën e “Avdylajve”

“Lidhjet e Avdylit me Edi Ramën janë të faktuara. Ka video që tregojnë lidhjet e …

%d bloggers like this: