Sunday , October 21 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Çështja e emrit, Kamenos kërkon marrëveshje të re me Maqedoninë

Çështja e emrit, Kamenos kërkon marrëveshje të re me Maqedoninë

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov e vlerësoi si të papërshtatshëm propozimin e Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos për marrëveshje të re rajonale që do ta zëvendësonte Marrëveshjen e Prespës. Dimitrov në emisionin 360 gradë në Alsat M tha se marrëveshja është mundësi e vetme për dy vendet pasi kundërshtaret e saj në si në Greqi ashtu edhe në Maqedoni nuk ofrojnë asnjë zgjidhje tjetër më të mirë.

“Ne tani kemi një simbiozë shumë të çuditshme mes forcave në Greqi dhe forcave në Maqedoni që nuk duan afrim dhe marrëveshje. Megjithatë ato marrëveshjen e kritikojnë nga perspektiva të ndryshme. Për forcat në Athinë që janë kundër, marrëveshja është shumë e keqe për Greqinë, për ato në Maqedoni është shumë e keqe për Maqedoninë. Prandaj është e papërgjegjshme të flitet për negociata të reja. Nëse këto dy pozicione përballen, rezultati mund të jetë vetëm një dhe asnjë tjetër: mos-pasje të marrëveshjes” – theksoi Nikolla Dimitrov.

Për propozimin që Kamenos e bëri pas takimit me nënsekretarin amerikan, Ves Miçel u prononcua edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas portalit grek, Real.gr, DASH vazhdon të mbështesë Marrëveshjen e Prespës.

“Publikisht nuk i zbulojmë detajet e bisedimeve tona diplomatike, por pozicioni i SHBA-ve është i qartë: Përshëndesim rezultatin e referendumit të 30 shtatorit në Republikën e Maqedonisë, në të cilën qytetarët shprehën mbështetjen e tyre për NATO dhe BE duke pranuar Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. Fuqishëm e mbështesim zbatimin e plotë të marrëveshjes, e cila do t’i lejojë Maqedonisë të merr pozitë ligjore në NATO dhe BE si Republika e Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar në stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin” – tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërkohë Athina vlon nga reagimet. Mediat greke raportojnë se kryeministri, Aleksis Cipras ka kërkuar sqarim nga partneri i koalicionit, Kamenos. Sipas, mediave Kamenos është arsyetuar se nuk ka pasur për qëllim të shkaktonte probleme dhe se deklarata ka qenë në kuadër të bisedimeve me Miçelin dhe se asgjë nuk është prezantuar zyrtarisht. Por Kamenos ka hedhur poshtë shkrimet e mediave. Në një postim në profilin e tij në Tvitter Kamenos ka shkruar se nuk ka biseduar me Ciprasin dhe se propozimi i bërë e obligon vetëm atë personalisht.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Mega skandali politik i Qeverisë VMRO-BDI në Maqedoni

Abdulla Memedi Qeveria e mëparshme e Maqedonisë (VMRO-BDI), gjatë dhjetë viteve të kaluara paska dhënë …

%d bloggers like this: