Tuesday , October 23 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / ‘Bukë se vdiqa nga uria’/ Çfarë tha në polici autori i masakrës së Matit

‘Bukë se vdiqa nga uria’/ Çfarë tha në polici autori i masakrës së Matit

MAT– Autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, i cili vrau tre punonjës të bashkisë dhe plagosi një tjetër nuk është penduar për krimin e rëndë.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha ka kërkuar që avokatin ta gjejë vetë dhe jo shteti. 51-vjeçari kur ka hyrë në komisariat ka kërkuar bukë.

‘Bukë se vdiqa nga uria’- ka thënë ai.

Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime.  Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital.

Koxha ishte një person me problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

(BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Aksion për ndalimin e kamionëve mbipeshë

Qeveria do të nisë shumë shpejt kontrollin e mjeteve të tonazhit të rëndë që qarkullojnë …

%d bloggers like this: